Kadilli: Zgjedhjet pa standarte dhe më keq se ato të përgjithshme

Nga Exit News
Kadilli: Zgjedhjet pa standarte dhe më keq se ato të përgjithshme

Fatbardh Kadilli deklaroi se nuk do të formojë një parti të re por do të qendrojë në PD për të prezantuar dokumentin e tij për ringritjen e partisë.

“Unë nuk iki. Nuk dorëzohem. Nuk krijoj parti të re. Do të vijoj të paraqesë këtë manifest. Vetëm kështu ata mund të kenë një parti të tyre dhe jo të kryetarit”, u shpreh Kadilli në një deklaratë për median, të hënën, pas rezultatit të zgjedhjeve.

Ai u shpreh se zgjedhjet në parti ishin pa standarte dhe më keq se sa ato të përgjithshme. Kadilli listoi shkeljet e kryera gjatë procesit zgjedhor si:

“Pabarazi burimesh njerëzore, mjetesh, financiare dhe sidomos kohë shumë e shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, patë kryetar degësh që nuk zbatuan detyrimin për mos hyrjen në proces. Patë demokratë, dhe figura publike që nuk gjenin emrat në listë për të votuar”.

Kadilli theksoi se këto zgjedhje treguan se opozita nuk është ekskluzivitet i askujt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>