Kadri Veseli kthehet në Hagë

Nga Exit News
Kadri Veseli kthehet në Hagë

Kadri Veseli do të kthehet sot, 5 maj në paraburgim në Hagë pas përfundimit të vizitës 3 ditore në Kosovë, për shkak se babai i tij ishte sëmurë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) me qendër në Hagë i dhanë leje ish-drejtuesit të UÇK-së, Kadri Veseli të vizitonte babanë e tij në një spital të Kosovës, të dielën. Babai i Veselit u shtrua në spital për shkak të një ataku në tru dhe ishte në gjendje të rëndë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e afërt”, shhkruhet në përgjigjen e KSC për Exit News.

“I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX (Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë) dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, sqaroi KSC.

Kadri Veseli është ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Veseli u arrestua në 5 nëntor 2020 pas një kallëzim për krime lufte kundër tij të konfirmuar nga KSC. Kadri Veseli gjithashtu shërbeu si shef i Shërbimit Informativ të Kosovës pas luftës.

Ai akuzohet për gjashtë akuza të krimeve kundër njerëzimit, përkatësisht: përndjekje, burgim, veprime të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Si dhe për katër akuza për krime lufte, përkatësisht: ndalim arbitrar, trajtim mizor, tortura dhe vrasje.

Prokuroria pretendon se krahas tre figurave të tjera të larta të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, Veseli kreu krimet nga “prilli 1998 deri në Gusht 1999” në disa vende në Kosovë dhe Shqipërinë e Veriut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>