
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e quajti akuzën e ngritur ndaj tij dhe presidentit Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale e Kosovës si të motivuar politikisht.
Në një deklaratë për mediat, Veseli nuk e quan rastësi njoftimin e aktakuzës vetëm tre ditë përpara takimit të pritshëm në Washington mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo tregon se Prokurori nuk është i besueshëm për të dhënë drejtësi të paanshme”, tha Veseli i cili akuzën ndaj tij dhe presidentit Thaçi e konsideron si akuzë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk do të lejoj që ky Prokuror dhe asnjë tjetër si ai, ta njollosë në këtë mënyrë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.” – deklaroi Veseli.