
Ish-kreu i PDK Kadri Veseli ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga gjykata speciale e Hagës për krime gjatë luftës së Kosovës.
Pasi pranoi se është njohur me akuzat, Veseli deklaroi:
“Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.”
Akuzat që rëndojnë mbi Veselin janë:
- Përndjekje, krim kundër njerëzimit;
- Burgosje, krim kundër njerëzimit;
- Ndalim arbitrar, krim lufte;
- Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit;
- Trajtim mizor, krim lufte;
- Torturë, krim kundër njerëzimit;
- Torturë si krim lufte;
- Vrasje, krim kundër njerëzimit;
- Vrasje e paligjshme si krim lufte;
- Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.
Sipas prokurorisë, veprat e pretenduara janë kryer midis prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.
Seanca mund të ndiqet live këtu.