Vendimi i qeverisë për të kaluar tokën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas Partisë Demokratike.
Përfaqësuesja e PD, Albana Vokshi thotë se pavarësisht shpalljes anti-kushtetues të vendimit të një vitit më parë të qeverisë për t’ja kaluar truallin e Teatrit, Bashkisë së Tiranës, ajo e ka përsëritur këtë vendim.
Sipas Vokshit, pas këtij vendimi fshihen interesa të kryeministrit Rama për të fituar para të paligjshme.
Ajo i ka bërë thirrje SPAK të hetojë mbi veprimet e qeverisë për tokën e teatrit.
Qeveria ka marrë vendimin të kalojë truallin ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Vendimi u morr me justifikimin se Ministria e Kulturës:
– Nuk kishte parashikuar fonde për të ndërtuar godinën e re.
– Një pjesë e tokës perrreth ish-godinës së Teatrit ishte pronë e Bashkisë Tiranë.
Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2020 me argumentimin se është cenuar autonomia e pushtetit vendor dhe është vepruar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.