Kalon buxheti për ndërtimin e Teatrit, Veliaj zbulon se opozita është prapa në sondazhe

Nga Exit News
Kalon buxheti për ndërtimin e Teatrit, Veliaj zbulon se opozita është prapa në sondazhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka theksuar sot do të vazhdohet përpara me ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar sepse sipas tij vendi nuk mund të mbahet peng.

Teksa e cilësoi godinën e re si të denjë për kryeqytetin dhe të vjetrën si jashtë përdorimit, Veliaj theksoi se axhenda e opozitës nuk mund të njehsohet me atë të qytetit, pasi ajo nuk do të fitojë zgjedhjet, e madje këtë sipas tij e thonë edhe sondazhet.

Ka nga ata që thonë: Nuk do bëhet ky teatër, deri sa të fitojmë ne dhe partia jonë. Lind pyetja: Po nëse partia juaj nuk fiton edhe kësaj here, siç po thonë sondazhet? Po nëse nuk fiton as herën tjetër?! Po nëse nuk fiton në të ardhmen e afërt dhe të largët, do ta mbajmë peng vendin? S’besoj! Vendi duhet të ecë përpara dhe kjo është arsyeja pse askush nuk duhet t’i përputhë axhendat e qytetit me axhendat e dështuara politike”, tha Veliaj gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak për këtë vit ku u votua edhe buxheti për vitin 2021.

Kryebashkiaku nënvizoi se fokusi kryesor në vitin e ardhshëm do të jetë strehimi i familjeve të reja në Tiranë dhe atyre që u prekën nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Këshlli Bashkiak, gjithashtu, miratoi gjatë mbledhjes së sotme 850 kredi të buta për 850 familje të reja në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>