
Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, të mërkurën 1 korrik.
Vendimi për Hoxhën u mor nga Lulzim Hamitaj, Genta Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.
KPK nuk gjeti probleme me pasurinë e gjyqtares, dhe as me aftësitë profesionale apo pastërtinë e figurës.
Valdete Hoxha e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe Gjykatën Ushtarake të Apelit Tiranë. Ajo punon si gjyqtare e Apelit të Tiranës që prej shkrirjes së gjykatës ushtarake në vitin 2009.