Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi të enjten në detyrë prokuroren e Tiranës Afërdita Ndoi.
Vendimi u mor nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.
Pavarësisht konfirmimit, KPK dërgoi në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë një vendim të Ndoi për pushimin e një çështjeje, për të cilin KPK gjykoi se është i dyshimtë.
Ndoi u vlerësua në të treja kriteret e vetingut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Ajo është emëruar fillimisht në Prokurorinë e Lezhës në vitin 2003 dhe është transferuar në vitin 2009 në prokurorinë e Tiranës.