Kalon vetingun shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina

Nga Exit News
Kalon vetingun shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina

Prokurorja Pranvera Pustina është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit.

Vendimi u mor  ë mërkurën nga trupa e përbërë nga Genta Tafa, Suela Zhegun dhe Etleda Çiftja.

Pustina është dhe shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela.

Vetingu për të u bë në të treja kriteret: të pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Në asnjërën prej kritereve, KPK nuk gjeti probleme.

Pranvera Pustina ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011 dhe fillimisht është emëruar prokurore në Prokurorinë e Krujës. Në vitin 2015, Pustina u transferua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa prej janarit 2020 ajo është komanduar në pozicionin e shefes së kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>