Kamioni me 1,1 ton kanabis, urdhër arresti për doganierët e Kakavijës

Kamioni me 1,1 ton kanabis, urdhër arresti për doganierët e Kakavijës

Dy muaj pasi policia greke kapi në doganë një kamion që vinte nga Shqipëria, i mbushur me 1,1 ton kanabis, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e katër policëve dhe zyrtarëve të doganës në Kakavijë. Po ashtu, është shpallur në kërkim dhe shoferi i kamionit.

Hetimi i prokurorisë zbuloi se kamioni nuk i ishte nështruar asnjë forme kontrolli në doganën e Kakavijës:

  • Kontrollit me skaner nga ku mund të zbulohej sasia e kanabisit brenda kamionit;
  • Kontrollit me peshore nga ku mund të zbulohej se në kamion ndodhe një ngarkesë të paktën 1 117 kilogramë më shumë se pesha e deklaruar në dokumentet e kamionit;
  • Kontrolli me anë të matjeve të gjatësisë e gjerësisë së pjesës së jashtme e të brendshme të kamionit. Kjo matje do të tregonte nëse në strukturën e kamionit kishte ndërhyrje;
  • Kontrolli me qentë antidrogë të doganës.

Kjo është vala e dytë e arrestimeve për trafikimin e drogës brenda këtij muaji. Pak ditë më parë, 17 zyrtarë doganorë të portit të Durrësit dhe Qafë-Thanës u arrestuan për lejimin e trafikimit  të mbi 10 tonë drogë gjatë muajve të fundit.

Pavarësisht aksioneve të policisë e prokurorisë për të arrestuar zyrtarët, shteti shqiptar vazhdon të mos jetë i suksesshëm në shkatërrimin e organizatave kriminale dhe arrestimin e narkotrafikantëve që udhëheqin rrjetet e trafikut e drogës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>