Gjashtë persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me armë në një xhami në Kebek të Kanadasë. Persona të armatosur sulmuan xhaminë gjatë lutjes së darkës të së dielës, kur në ndërtesë ndodheshin më shumë më 50 persona.
Zyrtarët kanadezë e quajtën sulmin si terrorist, por deri më tani asnjë organizatë terroriste nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit.
Policia ka arrestuar dy prej të dyshuarve, ndërkohë që po vazhdon kërkimet për personat e tjerë.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau e dënoi sulmin terrorist dhe e quajti atë “një goditje dhune të pakuptimtë mbi myslimanët në ndërtesën e tyre të adhurimit”. “Diversiteti është forca jonë dhe toleranca fetare është një vlerë që kanadezët e kanë shumë të dashur”, deklaroi ai sot në mëngjes.