Kanada, i maskuari si polic vret 16 persona

Nga Exit News
Kanada, i maskuari si polic vret 16 persona

Një person i armatosur  dhe i maskuar si një polic vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficere policie dhe terrorizoi për 12 orë qytetin e Portapiques, në zonën e Nova Skocisë.

E cilësuar si sulmi me më shumë vrasje nga një person i vetëm, në Kanada, ngjarja filloi të shtunën më 18 prill, dhe përfundoi pas 12 orësh me vrasjen nga policia të vrasësit.

Autori i krimit ishte një dentist, 51 vjeç. Ai ishte maskuar si polic dhe kishte modifikuar dhe makinën e tij për ti ngjarë një makine policie.

Policia raportoi se ai kishte nisur të qëllonte njerëz rastësisht dhe deri tani janë gjetur 16 trupa, por mund të ketë ende të vrarë të tjerë.

Mes të vrarëve është dhe oficerja e policisë, e cila ishte në krye të detyrës në momentin e vrasjes.

Policia po vazhdon ende hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi masakrën si “një situatë të tmerrshme” dhe Kryeministri i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve se “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Kanada ku ligjet e pronësisë së armëve janë më të rrepta se në shtetet fqinje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>