Kancelarja Merkel: Do t’i kërkoj BE të ndalë bisedimet me Turqinë

Kancelarja Merkel: Do t’i kërkoj BE të ndalë bisedimet me Turqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ndalojë bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Dje në mbrëmje gjatë një debati televiziv, kancelarja Merkel deklaroi:

“Unë nuk shoh që Turqia të mund të anëtarësohet [në BE], kurrë nuk kam besuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.”

Ajo shtoi se do të fliste me homologët e saj të BE për të parë nëse “mund t’i japim fund bisedimeve të anëtarësimit”.

Qëndrimi i ashpër i Merkelit erdhi pasi Turqia arrestoi dy shtetas gjermanë këtë javë “për arsye politike”, duke ashpërsuar marrëdhëniet me shtetin gjerman.

Në total, numri i të burgosurve politike gjerman në Turqi ka arritur në 12.

Prishja e marrëdhënieve Gjermani-Turqi filloi që pas kritikave të Gjermanisë për qëndrimin dhe masat e Presidentit Erdogan pas grushtit të shtetit të verës së kaluar.

Përqëndrimi i pushtetit në duart e Erdogan, arrestimi i qindra mijëra nëpunësve, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme pa afat dhe pezullimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut janë vetëm disa nga masat e marra në turqi, që janë parë me sy kritik nga vendet evropiane.

Pak ditë më parë dhe Presidenti  i Komisionit Evropian Jean-Cluade Juncker deklaroi se është Turqia ajo “po bën hapa gjigandë për tu larguar nga Evropa.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>