Kandidatë të rinj në 65% të vendeve të sigurta në listat e PS, PD dhe LSI

Nga Exit News
Kandidatë të rinj në 65% të vendeve të sigurta në listat e PS, PD dhe LSI

Një tipar kryesor i zgjedhjeve të 25 prillit është prania e kandidatëve të rinj, atyre që nuk kanë qenë deputetë gjatë 4 viteve të fundit ose që nuk kanë qenë asnjëherë të angazhuar në politikë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga emisioni “Me Pak Fjalë”, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara të vitit 2017, 118 kandidatë të PS, PD dhe LSI janë në pjesën e sigurt të listës dhe e kanë të sigurt zgjedhjen deputet. Më shumë se gjysma e tyre, 65 janë kandidatë të rinj.

Në zgjedhjet e 25 prillit, subjektet kryesore janë Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike në koalicion me disa partia aleate. Mandatet do të shpërndahen ndërmjet këtyre tre subjekteve, me përjashtim të fitores së ndonjë kandidat të pavarur.

Duke qenë se 118 vende janë pothuajse të sigurta, zgjedhjet do të zhvillohen për 22 mandate që janë të disutueshëm se cila parti do t’i marrë.

Nga Partia Demokratike rreth 70% e kandidatëve në zona të sigurta janë persona që nuk kanë qenë deputet pas zgjedhjeve të 2017.

Partia Socialiste ka rreth 55 % të zonave të sigurta me kandidatë të rinj ndërsa LSI 50%.

Këto shifra prurjesh të reja do të thonë se nga pikpamja e përfaqësimit, ajo që ka ndodhur në 2017 është përmbysur

Nga njëra anë ky është fakt pozitiv por tregon edhe mospasje vazhdueshmërie në politikë që vjen edhe si pasojë e vendosjes së listave nga partitë ku kryetarët kanë shumë fuqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>