Kandidatët e LVV në Shqipëri votojnë në zgjedhje

Nga Exit News
Kandidatët e LVV në Shqipëri votojnë në zgjedhje

Kandidatët e pavarur të mbështetur nga Vetëvendosje në Shqipëri iu drejtuan kutive të votimit.

Kandidati i pavarur në Gjirokastër Kreshnik Merxhani postoi një foto ku tregonte shenjën se ka votuar.

Kandidati i pavarur në Lezhë Iliaz Shehu postoi një foto nga kutia e votimit dhe shkroi: “Të vendosim vetë, Voto”.

Më herët votoi dhe kandidati i pavarur në Tiranë Boiken Abazi.

Ai shkroi në Facebook: “Sot votova herët pasi ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk duhen vonuar më tej”.

Të dielën kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu bashkua zgjedhjeve në Shqipëri. Ai është kryeministri i parë nga Kosova që voton në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kurti ka marrë pjesë në fushatën e kandidatëve të LVV në Shqipëri. Ai i ka mbështetur ata dhe ka thënë se LVV në Shqipëri do rritet.

Në aktivitetin përmbyllës të 3 kandidatëve, mori pjesë edhe Kurti. Ai e cilësoi fushatën e tyre si nj fushatë model dhe tha se ata kanë folur për program dhe nuk kanë sulmuar dhe sharë kundërshtarët.

Kurti kritikoi partitë e vjetra dhe tha se votuesit e tyre do të bashkohet në radhët e LVV.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>