Partia Socialiste shpalli sot emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. PS zyrtarizoi 58 kandidatura të sigurta, ndërsa, ende nuk ka vendosur për kandidatët e Bashkisë Peqin, Selenicë dhe Has. Ndër kandidaturat e paraqitura nga PS, 35 emra të rinj do të kandidojnë për Bashkinë:
Finiq — Kristo Kiço, Zëvendës Kryetar i Bashkisë
Durrës — Valbona Cava, Drejtore e Drejtorisë së Tatimeve
Elbasan— Gledian Llatja
Cerrik — Andi Salla, Drejtor i paraburgimit të Elbasanit
Përrenjas — Nuri Belba, deputet i PS
Mallakastër — Qerim Ismaili, jurist në Bashkinë Mallakastër
Gjirokastër — Flamur Golemi, deputet
Memaliaj — Gjolek Guci
Përmet — Alma Hoxha
Dropull — Dhimitër Tola
Sarandë — Ardian Gurma, Nën prefekt i Sarandës
Selenicë — Simbol Preza
Delvinë — Majlinda Qilimi
Vau i Dejës — Mark Babani, pronar i kompanise “Mare Adriatica”, kompania me e meadhe në vend e tregtimit dhe prodhimit të açugeve)
Berat — Ervin Demo, ish-zëvendës ministri i Arsimit
Kuçovë — Sybi Shehu, Nën prefekt i Kucovës
Skrapar — Adriatik Mema, Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Brendshëm
Pogradec — Ilir Xhakolli, deputet
Shkodër —Valdrin Pjetri, Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave
Vorë — Agim Kajmaku, pronar i kompanisë Kajmaku, shitje dhe prodhim lulesh
Devoll — Eduard Duro
Kolonjë — Erjon Isai, Drejtor i Qendrës kombëtare të Kulturës
Kamëz — Rakip Suli, deputet
Kavajë — Redi Krali, biznesmen
Rrogozhinë — Haxhi Molla
Shijak—Elton Arbana, kryetar i PS në Shijak
Lezhë — Pjerin Ndreu, deputet
Kurbin — Majlinda Cara, Drejtoreshë e Drejtorisë Arsimore Kurbin
Kukës — Safet Gjici
Tropojë — Rexhë Biberaj
Bulqizë — Lefter Alla, Kryetari i PS-së Bulqizë
Dibër — Dionis Imeraj, Ish- drejtori i Drejtorisë Tatimore Tiranë, i hetuar nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre në vitin 2017
Klos — Ilmi Hoxha
Mat — Agron Malaj, ish-gardisti i 21 janarit 2011
Gramsh — Klodian Taçe, Kryetar i PS së Gramshit
13 kryetarë bashkie do të kërkojnë mandatin për herë të dytë në Bashkinë:
Tiranë — Erion Veliaj
Fier — Armando Subashi
Vlorë — Dritan Leli
Belsh — Arif Tafani
Librazhd — Kastriot Gurra
Roskovec — Majlinda Bufi
Libohovë — Luiza Mandi
Fushë-Arrëz — Fran Tuçi
Malësi e Madhe — Tonin Marinaj
Pukë — Gjon Gjonaj
Krujë — Artur Bushi
Ura Vajgurore — Juliana Memaj
Mirditë — Ndrec Deda
5 kryetarë bashkie do të kërkojnë mandatin e tretë në Bashkinë:
Tepelenë — Tërmet Peçi
Këlcyrë — Klemend Ndoni
Lushnjë — Fatos Tushe
Patos — Rajmonda Balilaj
Himarë — Jorgo Goro
Për herë të katërt, do të kandidojë Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.
Për herë të 8-të me shkëputje, kandidon Shuaip Beqiri, i cili ka qënë kryebashkiak i Konispolit nga 1996 deri në 2006 dhe u rikthye sërish si kryebashkiak në vitin 2015.
Ndërsa, Gëzim Topçiu do të kandidojë për të gjashtën herë për Bashkinë Maliq. Ai u zgjodh për herë të parë Kryebashkiak i Maliqit në vitin 2000.