Publikohen emrat e gjashtë kandidatëve për anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë — Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) — nga radhët e gjyqtarëve. Për anëtarë të KLGJ-së dhe KLP-së kanë aplikuar respektivisht 14 gjyqtarë dhe 16 prokurorë.
Ndërsa për 5 anëtarët e tjerë nga jashtë sistemit — 2 anëtarë nga trupa e avokatëve; 2 anëtarë nga trupa e pedagogëve të drejtësisë dhe 1 anëtar nga rradhët e shoqërisë civile — afati i dorëzimit të aplikimeve përfundon më 28 janar.
Kujtojmë se dy institucionet më të reja të reformës në drejtësi, të cilat do të zëvendësojnë KLD-në do të përbëhen nga 11 anëtarë.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur për ligjin mbi funksionimin e këtyre institucioneve, të dërguar pranë saj për shqyrtim nga Partia Demokratike.
Kandidatët për Këshilin e Lartë të Gjyqësorit janë:
Gjykata e Lartë:
Medi Bici
Artan Zeneli
Gjykatat e Apelit:
Ilir Toska
Besim Trezhnjeva
Nertina Kosova
Gjykatat e rretheve:
Dritan Hallunaj – Gjykata e Shkallës së Parë, Krime të Rënda
Manjola Xhaxho – Gjykata e Rrethit Tiranë
Artan Laze – Gjykata e Rrethit Tiranë
Alma Brati – Gjykata e Rrethit Tiranë
Astrit Faqolli – Gjykata e Rrethit Tiranë
Brunilda Kasmi – Gjykata e Rrethit Tiranë
Bledar Abdullai – Gjykata e Rrethit Tiranë
Brunilda Kadi – Gjykata e Rrethit Tiranë
Marcela Shehu – Gjykata e Rrethit Kurbin
Kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë:
Prokuroria e Përgjithshme:
Ramadan Troci
Kostaq Beluri
Anila Leka
Prokuroria e Apelit:
Luan Kaloci
Arben Dollapaj
Bujar Hoti
Prokuroria e Shkallës së Parë:
Dritan Rreshka
Gentian Osmani
Adriatik Cama
Shpetim Kurti
Arben Nela
Antoneta Sevdari
Besnik Muci
Dritan Prenci
Arta Marku
Besnik Cani