Salvador Kaçaj, kandidati i Partisë Bindja Demokratike në Bashkinë Lezhë, u tërhoq sot nga kandidimi.
Në një njoftim për KQZ-në, Zoti Kaçaj tha se ka kuptuar që kandidimi i tij është fasadë në shërbim të qeverisë Rama:
“Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim një partiak, të përzier me krimin. U jam mirënjohës qytetarëve dhe miqve të vërtetë që më bënë të kuptoj se ajo ku kisha pranuar të hyja nuk ishte një garë e vërtetë, por farsë në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.
Unë nuk mund të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim një partiak, të përzier me krimin.”
Në mbyllje të deklaratës së tij, Salvador Kaçaj u shpreh se do t’i bashkohet kauzës së Partisë Demokratike për largimin e qeverisë Rama.
Partia BindjaDemokratike, e regjistruar në shkelje të ligjit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, propozoi kandidatë për kryebashkiakë në 25 bashki, përfshi në bashkitë kryesore si Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Dibër, Sarandë.