Kandidati i pavaruar, Elton Debreshi, zyrtarizon kandidaturen për qarkun e Dibrës

Kandidati i pavaruar, Elton Debreshi, zyrtarizon kandidaturen për qarkun e Dibrës

Elton Debreshi, njëkohësisht Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, ka njoftuar dy ditë më parë regjistrimin si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai do të kandidojë në qarkun e Dibrës, pasi ka dorëzuar në KQZ  firmat e nevojshme t’u kualifikuar zyrtarisht në garë.

Debreshi ka shpallur se synimi i tij është të përfaqësojë e mbrojë interesat e minatorëve të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë.

Brezi i tretë i minatorit në familje, ai ka thënë se ka 30 vite që statusi i minatorit përdoret në çdo fushatë elektorale, por sapo vijnë në pushtet, partitë nuk interesohen më.

I ftuar në emisionin “As PRO, as KUNDËR” të Robert Aliaj pak javë më pare, Debreshi u shpreh se “nëse Statusi i Minatorit miratohet, do e tërheq kandidaturën“.

Më 21 dhjetor Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dorëzoi në Kuvend peticionin me 10 mijë e 700 firma për miratimin e Statusit të Minatorit.

Qarku i Dibrës ka në total 5 mandate dhe në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 73 mijë votues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>