Kandidati i PDK-së, Nezir Çoçaj ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale

Nga Exit News
Kandidati i PDK-së, Nezir Çoçaj ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale

Kandidati i PDK për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Nezir Çoçaj është ftuar nga Gjykata Speciale e Hagës për intervistim, njoftojnë mediat e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në  njoftim thuhet se gjatë ditëve në vijim Çoçaj do të paraqitet për intervistim.

Në 17 dhjetor Gjykata Speciale në Hagë pati seancën gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Të martën Prokuroria Speciale në Hagë kundërshtoi kërkesën e avokatit të Kadri Veselit për ta liruar atë nga paraburgimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>