
Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Në Pogradec policia ka ndaluar 3 automjete me të cilat po transportoheshin gjithësej 14 emigrantë të paligjshëm.
Tre persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Policia ka arrestuar edhe një person që u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës në autostradën Milot – Morinë, pranë fshatit Skuraj në Kurbin.
Emigrantëve iu ishte premtuar kalim në vendet e Bashkimit Europian.
Policia ka shpallur gjithshtu në kërkim një 18-vjeçar i cili rezulton të ketë marrë me qira automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.