
Rreth 12 kg me kokainë u sekuestruan dhe 2 persona u shoqëruan nga policia e Durrësit të martën. Droga ndodhej në një konteiner të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri, me origjinë nga Ekuadori.
Konteineri ndodhej prej disa ditësh në Portin e Durrësit dhe po pritej personi që do të vinte ta tërhiqte. Sipas Balkanweb, konteineri i përkiste kompanisë së bananeve ‘Alba Exotic Fruit’.
Ky është operacioni i 4 që prej prillit, ku u kapen sasi të mëdha droge në portin e Durresit. E fundit ishte ngarkesa me 200 kilogramë kokainë, e cila u dërgua për në Kosovë.