Kapen 400 kg kanabis në Vlorë

Nga Exit News
Kapen 400 kg kanabis në Vlorë

Policia kufitare e BE-së në bashkëpunim me Policinë shqiptare dhe atë italiane kapën 400 kilogramë kanabis, në brigjet e Vlorës. Policia arrestoi shtetasin E.I, 30 -vjeç, nga Vlora, i cili po drejtonte gomonen.

Lajmin e dha Policia e Shtetit në faqen zyrtare në Facebook, të hënën, 10 maj.

Frontex ruan kufinjtë e Ballkanit Perëndimor me vendet evropiane, prej 3 vitesh, për të ndihmuar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të lëndëve narkotike.

 

Lajme te ngjashme