Kapen 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit

Nga Exit News
Kapen 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit

49 kilogramë kokainë janë sekuestruar mëngjesin e së enjtes në portin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, kokaina ishte fshehur në kontenierët e bananes.

Sasia e kokainës vinte nga Ekuadori drejt Shqipërisë. Destinacioni i saj ishte Maminasi.

Policia arrestoi dhe administratorin e firmës së bananeve,  Selim Çekaj, banues në Sauk, Tiranë.

Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i dyshuar për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, në portin e Durrësit.

Selim Çekaj themeloi kompaninë Ecolamax, me objekt tregti bananesh 21 ditë pasi i biri u arrestua për 613 kilogramë kokainë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>