
Policia e Korçës ndaloi 56 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të hënën.
Ata po transportoheshin në një kamion në drejtim të Tiranës. Policia arrestoi shoferin e furgonit, për trafik emigrantësh.
Shtetasit e huaj kishin paguar 200 euro secili për udhëtimin, nga Korca deri në kufi me Malin e Zi.