Kapen mbi 6 kg kokainë në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’

Nga Exit News
Kapen mbi 6 kg kokainë në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’

Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.5 kilogramë kokainë në një kontejner të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit.

Droga është gjetur pasi janë kontrolluar 10 kontejnerë të kësaj kompanie e cila importon banane nga Amerika Latine.

Sipas policisë, kontrolli i zhvilluar të premten është vazhdim i operacionit të nisur më 13 korrik, kur po në konteinerin e kësaj kompanie u gjetën rreth 12 kg kokainë.

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg administratorin e kompanisë Alba Exotic Fruit, Bajron Gumeni, i cili është edhe pronar me 10% i kompanisë.

Pronari i kompanisë, Eduart Dauti, është shpallur në kërkim nga Policia. Nga arratia ai ka akuzuar autoritetet portuale të Pireut dhe Durrësit për përfshirje në trafikun e drogës.

Kompania “Alba Exotic Fruit”, ka qënë e përfshirë edhe në transportin e 137 kilogramëve kokainë, të kapur në Portin e Pireut në 2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>