Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës, pasi kanë tentuar të transportojnë drejt Kosovës një sasi prej 9 kg kokaine.
Policia kufitare e Kosovës ka arrestuar dy shtetas shqiptarë pasi gjeti në makinën e tyre 9 kg kokainë.
5 nga 9 pakot me kokainë kanë ambalazh të njejtë me disa prej pakove të sekuestruara gjatë një operacioni në qershor në portin e Durrësit ku u kapën 324 kg kokainë.
Shenjat në ambalazhet e pakove të kokainës tregojnë grupin të cilit ato i janë dërguar.
Policia dhe autoritetet doganore në Durrës zbuluan lëndën e fshehur në serbatorin dhe kabinën e një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe ishte drejtuar për në Itali.
Nga hetimet e atëherëshme u konstatua se kamioni kishte kaluar bosh doganën e Qafë Thanës dhe se kokaina dyshohet të jetë ngarkuar gjatë kohës që ai ka qëndruar në Shqipëri.
Për këtë ngjarje u ndalua vetëm shoferi i kamionit që transportonte drogën.