
Mbi 14 kg kokainë u kapën të martën nga Policia në pikën kufitare të Muriqanit.
Sasia e drogës ishte fshehur në pjesën e kroskotit të automjetit, me të cilin po transportohej.
Policia arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin B. R., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili drejtonte makinën.
Autoritetet bënë me dije se kapja u bë e mundur pas marrjes së informatave në rrugë operative, ndërkohë që për një kontroll të specializuar automjeti u dërgua në Portin e Durrësit.
Tashmë po punohet për të zbuluar bashkëpunëtorët e shtetasit të arrestuar.