Arrestohet një 28-vjeçar i kërkuar për trafik emigrantësh

Nga Exit News
Arrestohet një 28-vjeçar i kërkuar për trafik emigrantësh

Një 28-vjeçar është arrestuar për trafik emigrantësh të paligjshëm.

Policia njofton se ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nuk i ishte bindur më parë urdhrit të policisë për të ndaluar.

Më 28 dhjetor, policia e Korçës ndaloi në fshatin Dardhas të Pogradecit automjetin me të cilin 28-vjeçari po transportonte 12 emigrantë të paligjshëm.

Ai braktisi mjetin dhe u largua por u kap sot nga policia në Tiranë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme