Për shkak të padijes, të mungesës së kulturës poltike por dhe të mungesës së dëshirës Shqipëria dështoi në dënimin e krimeve të komunizmit, integrimin e të përndjekurve politik dhe në edukimin e brezit të ri.
Studiuesi Erald Kapri tha në emisionin “Me Pak Fjalë” se “në studimet ndërkombëtare për çështjet e të kaluarës ne përmendemi si vend dështimi.’
Ai theksoi se ka patur mungesë dëshire si nga ana politike dhe akademike për të trajtuar këtë çështje.
Megjithatë, ai tha se për të ardhmen, duhet reaguar për aspektin e dinjitetit dhe kulturës së kujtesës.
Kapri nënvizoi se “duhet patur një politikë e veçantë arsimore” për edukimin e brezave mbi regjimin e diktaturës dhe pasojat që ai la.
Ai shtoi se duhet patur një muze mbi krimet e komunizmit, një memorial qëndror përkujtimor dhe një ditë e veçantë.