Kapshtica e bllokuar deri në 26 prill

Nga Exit News
Kapshtica e bllokuar deri në 26 prill

Pika kufitare në Kapshticë do të qendrojë e mbyllur deri në 26 prill. Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Korçës, shprehet se deri në këtë datë nuk do të kalohet nga kjo pikë në Greqi.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Ndërkohë hyrja për në Shqiperi nga Greqia do të lejohet nga ora 06:00 deri në 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>