Karantina mbaroi

Nga Exit News
Karantina mbaroi

Karantina e gjatë u përdorë si një mjet i domosdoshëm për të ngadalësuar pandeminë COVID-19 gjatë fazave të saj të para, por testet më të mira dhe më të shpejta – plus vaksinat – i kanë dhëne fund karantinës.

Testet e shpejta dhe gjurmimi i personave të infektuar kanë zëvendësuar karantinat dy-javore ose më të gjata për udhëtarët dhe njerëzit që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj virusit, duke shpejtuar rihapjen e sigurt të shkollave dhe vendeve të punës.

Këtë javë Mbretëria e Bashkuar nisi një studim për të zbuluar nëse testimi i përditshëm ndaj COVID-19 mund të shërbejë si një alternativë më e mirë për zëvendësimin e detyrimit për vetë-karantinim 10 ditor, që kërkohen aktualisht nga agjencia e shëndetit publik të qeverisë.

40,000 qytetarëve në Britani të identifikuar si kontakte të ngushta të pacientëve me COVID-19 do t’u jepen teste të shpejta të koronavirusit dhe do ti kërkohet të testojnë veten çdo mëngjes për shtatë ditë.

Ata që marrin një rezultat negativ në mëngjes dhe nuk shfaqin simptoma nuk do të karantinohen, dhe do të lejohen të vazhdojnë ditën pa kufizime.

“Nëse kjo na lejon të kthehemi në normalitet më të madh, do të ishte një hap i shkëlqyeshëm përpara”, tha për BBC, Isabel Oliver, drejtoresha e shërbimit kombëtar të infeksionit në Angli.

Për shkak se të infektuarit me COVID-19 mund të jenë infektivë para se të shfaqin simptoma – dhe për shkak se sa një e treta e njerëzve të infektuar nuk shfaqin kurrë simptoma – karantina për udhëtarët dhe kontaktet e ngushta ishin një nga mjetet e pakta që zyrtarët e shëndetësisë përdorën për ngadalësonim e përhapjes së virusit.

Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në fazat e hershme të pandemisë, kur testet e vetme në dispozicion ishin diagnostifikimi PCR i kryer në laborator dhe ku rezultati dilte për disa ditë.

Karantina i shkaktoi një dëm të madh shoqërisë, veçanërisht bizneseve dhe fëmijëve që humbën shkollën.

Tani, autorizimi dhe rritja e disponueshmërisë së testeve të shpejta COVID-19 do të ofrojnë një mënyrë të re për identifikimin e të infektuarve dhe shmangien e mbylljes së ekonomisë.

“Nuk është më pranvera e vitit 2020 – ne mund ta trajtojmë përhapjen e COVID-19 me një saktësi që do të shpëtojë jetë dhe ekonomi”, shprehet njê studiues amerikan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>