Kardinali i Mynihut jep dorëheqjen pas skandaleve seksuale

Nga Exit News
Kardinali i Mynihut jep dorëheqjen pas skandaleve seksuale

Kryepeshkop i Mynihut, Reinhard Marx, dha dorëheqjen përmes një letre të dërguar Papa Françeskut, për shkak të skandalit të abuzime seksuale ndaj të miturve në Kishën Katolike të Gjermanisë.

Është e rëndësishme që të ndaj përgjegjësinë për katastrofën e abuzimeve seksuale nga zyrtarët e kishës në dekadën e fundit,”shkruan Marx.

Kardinali gjerman, flet për një dështim në nivel personal, por edhe në nivel institucional.

Në thelb, për mua është çështja e marrjes së përgjegjësisë së përbashkët për katastrofën e abuzimit seksual të kryer nga përfaqësuesit e Kishës në dekadat e fundit,” shton ai në letrën drejtuar Papës.

Para një jave Papa Francesku dëgoi në Këln dy kardinal për të shqyrtuar mënyrën se si u hetuan akuzat për abuzime seksuale nga Kisha në Gjermani.

Më 2018, në një studim të kryer nga vetë kisha, është gjetur që më shumë se 3,600 fëmijë në Gjermani janë sulmuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë në periudhën 1946-2014.

Vetëm 38 për qind e të dyshuarve për kryerje të këtyre veprave janë gjykuar, dhe shumica janë përballur me procedura të vogla disiplinore.

Rreth një në gjashtë raste ka përfshirë dhunimin. Shumica e viktimave kanë qenë djem dhe më shumë se gjysma kanë qenë të moshës 13-vjeçare apo më të rinj.

Një raport pothaujse 800 faqesh gjeti rreth 300 raste të abuzimit të të miturve nën 14 vjeç mes viteve 1975 dhe 2018, në të cilin dyshohen të përfshirë rreth 200 persona.

Krerët e Kishës gjermane u kritikuan rëndë për arkivimin e raportit, për shkak të boshllëqeve ligjore në hetime.

Kjo solli një rredhje të madhe të besimtarëve, të cilët në protest u largua nga Kisha. Largimi duket se ka detyruar Papën të kryejë një investigim të thelluar të çështjes.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>