Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj do të vazhdojë detyrën. Vendimi u morr të mërkurën nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. KAS rrëzoi kërkesën e partisë Demokratike për shfuqizim të vendimit të KQZ për konfirmimin në detyrë të kryebashkiakut, më 2 korrik.
Vendimi i KQZ-së u bazua në vlerësimin e Prokurorisë, sipas të cilit personi duhet të ishte dënuar me gjobë sipas ligjit shqiptar. Ndërsa, PD e konsideroi vendimin si goditje politike ndaj ligjit të dekriminalizimit.
Prokuroria nisi verifikimet ndaj Ismailajt më datë 13 janar pas kërkesës së Partisë Demokratike, e cila ka denoncuar me dokumente se në vitin 2000 Ismailaj u dënua me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Këtë dënim kryebashkiaku Ismailaj e ka mohuar disa herë, duke sqaruar se ai ka qënë viktima dhe ka qendruar në koma për disa kohë.