Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ktheu për verifikim kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë dhe në Tiranë.
Kërksat u dorëzuan nga Tasim Mehmeti, në Vlorë dhe Kostaq Papa, në Tiranë për ABEOK.
KAS nuk pranoi kërkesën e Lediana Fratari për rinumërimin e votave të kandidatëve dhe kërkesën e koalicionit ABEOK për të drejtën e votimit të emigrantëve.
KAS vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesave ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Demokratike dhe kandidatatëve të propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.
Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të bëhet në datën 12 maj.