
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të shtunën të marrë disa dokumentacione zgjedhore të disa prej qendrave të votimit në Berat.
Në mbledhjen e mbajtur të shtunën, KAS vendosit të shtyjë për të hënën seancën për të shqyrtuar provat e PD dhe LSI në këtë qark.
KAS nuk pranoi kërkesën për prova shtesë të kërkuar nga PD-AN dhe LSI. KAS do të marrë dhe të dhënat e pajisjeve të identifikimit biometrik për të shqyrtuar rastet e votimit të dyfishtë.
PD-AN dhe LSI kanë kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.