KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD-AN për Beratin, miratohet rezultati i zgjedhjeve

Nga Exit News
KAS rrëzon kërkesën e LSI dhe PD-AN për Beratin, miratohet rezultati i zgjedhjeve

Zgjedhjet në qarkun e Beratit nuk do të përsëriten dhe ndërsa procesi zgjedhor është konsideruar i vlefshëm sipas Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Pas shyrtimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe koalicionit të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim, për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit, KAS vendosi të rrëzojë këto kërkesa gjatë mbledhjes së sotme.

KAS vendosi të miratojë tabelën e re përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit pasi u rinumëruan 114 kuti nga ky qark.

pasqyrimin e rezultatit të bërë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, u tha se:

  • LSI ka shtuar rezultatin me 15 vota
  • Partia Aleanca Demokracia e Re ka shtuar rezultatin me 11 vota
  • Partia Socialiste ka zvogëluar rezultatin me 20 vota
  • Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim ka zvogëluar rezultatin me 9 vota

Në qarkun e Beratit, PS fitoi 5 mandate ndësa PD-AN dy mandate.

LSI ka paralajmëruar se do të vijojë të kërkojë rinumërim të gjithë votave në qarkun Berat në Kolegjin Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>