KAS shtyn vendimin për zgjedhjet në Berat

Nga Exit News
KAS shtyn vendimin për zgjedhjet në Berat

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve kërkoi të premten më tepër kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga subjektet zgjedhore PD-AN dhe LSI,  për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.

KAS po ashtu njoftoi se po vlereson mundësinë e sigurimit të provave shtesë, të cilat i cilëson si “të domosdoshme për të vleresuar drejt kërkesat e subjekteve ankuese”.

Vendimi, do të merret të shtunën, më datë 15 maj në orën 10.00, pas administrimit të provave.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>