Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS vendosi rinumërimin e 30 qendrave të votimi në Durrës. Numërimi i 108 kutive do të nisë nesër në orën 9.
Në këtë mënyrë, KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërim e votave në Durrës.
“Nga kjo tabelë, më konkretisht, subjekti politik PS, ka një numër rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të Qarkut të Durrësit. LSI, të paktën nga pamjet e këqyra nga ana jonë, që japin dhe indicie të mjaftueshme, LSI ka një disavantazh të vogël rreth 136 vota, që në fund të fundit janë shumë pak në një qark të madh siç është ai i Durrësit”, u shpreh përfaqësuesi i LSI-së.
LSI kërkoi që KAS të marr në shqyrtim “procesverbalet e KQZ, pamjet filmike dhe çdo dokument që i shërben një hetimi të thelluar administrativ”.