Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso I kërkoi KAS të detyrojë Bindjen Demokratike të ndryshojë logoin e saj pasi është e ngjashme me atë të PD-së.
Gjatë fjalës së tij, Kaso u shpreh se kjo do të ngatërrojë votuesin pasi loot janë mjaft të ngjashme.
Ndërkohë ka mbështetur modelin e fletës së votimit me ermat e kandidatëve, të propozuar nga Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Kaso u shpreh se “kandidatët nuk mund të fshihen pas numrave”.
“Fleta e votimit duhet të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe ta ketë të lehtë orientimin për subjektin dhe kandidatin. Njerëzit identifikohen me emra, dhe jo me numra”.