Kastriol Piroli tërhiqet nga mandati i Armando Prengës

Kastriol Piroli tërhiqet nga mandati i Armando Prengës

Kastriot Piroli, kandidati i fundit për deputet i Partisë Socialiste në Lezhë, është tërhequr nga pretendimi për të marrë mandatin e liruar nga Armando Prenga. Me anë të një letre për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kastriot Piroli u shpreh se u tërhoq nga mandati për “arsye personale.”

Në një intervistë për Panorama.al, Zoti Piroli tha:

“Dorëheqjen e dhashë për arsye se kanë mbetur vetëm dy muaj parlament dhe unë kam tre vjet e gjysëm pa punë. S’ja vlen për dy muaj të bëhem deputet.”

Që prej dorëheqjes së deputetit socialist Armando Prenga, më 27 shkurt, KQZ nuk kishte vendosur ende se kujt i takonte mandati. Kastriot Piroli, kandidati i fundit i listës së PS, ka qenë i dënuar më parë me vendim të formës së prerë, ndaj me shumë mundësi mandati do t’i hiqej, për t’i kaluar LSI-së.

Kalimi i mandatit tek LSI do të ndikojë në balancat e brendshme të koalicionit PS-LSI.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>