Kastriot Islami shpjegon arsyet që diktuan ndryshimin e sistemit zgjedhor në 2008-ën

Nga Exit News
Kastriot Islami shpjegon arsyet që diktuan ndryshimin e sistemit zgjedhor në 2008-ën

Ish-deputeti Kastriot Islami shpegoi në emisionin ‘Me pak fjalë’ për Neritan Sejaminin se cilat ishin arsyet që në vitin 2008 detyruan partitë të ndryshonin sistemin zgjedhor, nga maxhoritar në proporcional.

Islami, pjesë e ekipit kryesor të ndryshimeve të sistemit zgjedhor, shpjegoi se pas një analize gjithëpërfshirëse të sistemit maxhoritar, u pa e nevojshme ndryshimi i tij.

Sipas Islamit, tre ishin problemet kryesore të sistemit maxhoritar, përdorur deri në zgjedhjet e vitit 2005:

  1. Sistemi kishte filluar të delegjitimohej;
  2. Partitë e vogla kishin rol dispropocional me votat e tyre;
  3. Kandidimi i personave me profil apolitik po shtohej shumë, veçanërisht të atyre me rekorde kriminale.

Për të shmangur këto dukuri, sipas Islamit nevojitej të ndryshohej i gjithë sistemi dhe jo vetëm të bëheshin ndërhyrje brenda sistemit maxhoritar të asaj kohe.

Pyetur se cilat ishin interesat e liderëve të partive kryesore në vitin 2008, Islami u shpreh:

“Të shmangej fenomeni i ‘Dushkut’, të shmangej ‘diktatura’ e partive të vogla dhe të shmangeshin oligarkët.”

Ai shpjegoi se përzgjedhja e sistemit proporcional u bë në dakordësi të të dyja partive kryesore, asaj Demokratike dhe Socialiste.

Duke parë zhvillimet e sotme politike, Kastrioti tha se nëse dy problemet e para mund të jenë zbehur, problemi i tretë, prania e oligarkëve në politikë është ende i pranishëm dhe sistemi proporcional nuk mundi ta largojë atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>