Katalonja drejt vendimit përfundimtar për pavarësi

Katalonja drejt vendimit përfundimtar për pavarësi

Policia ka forcuar sot masat e sigurisë në parlamentin e Katalonjës, teksa presidenti rajonal Carles Puigdemont po përgatitet për të mbajtur seancën parlamentare gjatë së cilës mund të deklarojë në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja, pavarësisht paralajmërimeve të Madridit për kundërpërgjigjet.

Parlamenti i Katalonjës do të mblidhet sot për të vendosur nëse votimin pro ndarjes nga Spanja në referendumin e javës së kaluar, do ta kthejnë në një vendim përfundimtar.

Shumë media, analistë dhe politikanë shprehen se një deklaratë e njëanshme pavarësie do të thellojë krizën më të madhe politike të Spanjës që nga përpjekja për grusht shteti në vitin 1981 dhe pothuajse me siguri do të marrë kundërpërgjigje e ashpra nga Madridi, ndoshta duke përfshirë dhe pezullimin e qeverisë rajonale.

Përveç qeverisë spanjolle, dhe Bashkimi Evropian ka deklaruar se nëse Katalonja shpall pavarësinë ajo nuk do të jetë pjesë e BE-së.

Qindra mijëra njerëz demonstruan kundër shkëputjes së Barcelonës në fundjavë, duke mbajtur flamuj të kuq të kuq në qendër të qytetit. Kjo tubim u mbajt një javë pasi gjatë ditës së votimit u plagosën rreth 900 persona, kryesisht katalanas, pasi policia, me një urdhër gjykate tentoi të ndalë referendumin.

Sot, gjatë seacën parlamentare grupime që mbështesin ndarjen nga Spanja kanë lajmëruar protesta.

Klima e biznesit

Tregjet spanjolle janë tronditur nga kriza katalanase. Pasiguria politike ka sjellë dhe reagimin e sipërmarrësve të cilët kanë kërcënuar se mund të largohen nga Katalonja në rast të shpalljes së pavarësisë së njëanshme.

Deri më tani, disa kompani të mëdha kanë zhvendosur përkohësisht zyrat qëndore nga Barcelona në Madrid, deri në qetësim të situatës politike.

Humbja e Katalonjës, e cila ka gjuhën dhe kulturën e vet, do ta privnte Spanjën nga një e pesta e prodhimit ekonomik dhe më shumë se një e katërta e eksporteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>