Opozita ka hyrë sot në ditën e 21-të të protestës dhe bojkotit të Kuvendit. Por, pavarësisht kësaj, ka vetëm disa shenja të vogla për zgjidhjen e shpejtë të situatës.
Sot, partitë e opozitës njoftuan se nuk do të regjistrohen në Komisionin Zgjedhor të Zgjedhjeve (KQZ) deri më 9 prill nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre për qeveri teknike. Në të njëjtën kohë, LSI vazhdon të zvarritet në dilemën nëse do të hyjë në zgjedhje me PS apo do të dalë e vetme.
Kjo skemë na vendos në udhëkryq përballë katër pyetjeve mbi lëvizjet e tre partive kryesore, ku secila është në pritje se kush do të bëjë lëvizjen e parë.
- A do të bie dakord PS me kërkesën e PD-së për qeveri teknike?
- A do të kundërshtojë LSI kërkesën për qeveri teknike?
- A do të bojkotoi PD zgejdhjet?
- A do të jetë LSI në koalicion zgjedhor me PS-në?
Pyetja e parë prek Kryeministrin. Ai duhet të vendosë deri më datë 9 prill dhe përpara se LSI të marrë vendimin e saj për qeveri teknike.
Pyetja e dytë dhe e tretë janë të varura nga njëra-tjetra. PD duke përdorur bojkotin e zgjedhjeve si kërcënim, po detyron LSI-në të vendosi nëse do t’i bashkohet kërkesës së PD-së për qeveri teknike.
Deri më tani, LSI nuk ka bërë asnjë deklaratë të fortë mbi këtë çështje. Por në deklaratat e mëparshme kryetari i LSI-së Ilir Meta ka theksuar nevojën për konsensus dhe përfshirje. Shanset që LSI do të lejojë PD-në të bojkotoi zgejdhjet duken shumë të pakta.
Pyetja e katërt është për një moment të dytë, pas datës 19 prill, kur koalicionet zgjedhore të jenë vendosur dhe regjistruar në KQZ. Nëse LSI del nga koalicioni me PS-në më parë se 19 prilli, të gjithë mbështetësit e saj të punësuar në administratën shtetërore rrezikojnë të pushohen nga puna.
Në këtë mënyrë arrijmë në katër skenarë të mundshëm:
Kryeministri Edi Rama vendos të formojë qeveri teknike me PD-në duke larguar kështu LSI-në, me shpresën se dy partitë kryesore bashkë do të dobësojnë LSI-në në zgjedhje. Rama dhe Basha mbështeten në copëzimin e votave të “bllokut të tretë” ndërmjet LSI, PDIU, dhe partitë e reja të krijuara së fundmi.
LSI mbështet PD-në për krijimin e qeverisë teknike duke mundësuar zhvillimin normal të zgjedhjeve. Ajo, rrjedhimisht, vendos të dalë nga koalicioni qeveritar dhe të formojë “bllokun e tretë”. LSI bashkohet me partitë e vogla të sapokrijuara dhe ekzistuese nën një mesazh politik të ri të së majtës. Ky mesazh kundërshton politikat neoliberale të PS-së dhe PD-së. Nga ana tjetër PS bashkohet me PDIU-në dhe largon LSI-në.
LSI mbështet PD-n për qeveri teknike dhe ndalon bojkotin e zgjedhjeve. Ajo qendron në qeveri me PS-në, sepse PS nuk beson se PDIU do të marri vota mjaftueshëm ose sepse Meta nuk arrin të bindë “bllokun e tretë”.
PS dhe LSI nuk pranojnë kërkesën e PD-së. PD vendos të mos hyjë në zgjedhje duke e futur vendin në një krizë të thellë politike e cila mund të sjellë ose shtyrjen e datës së zgjedhjeve ose ndërhyrjen e BE.
Por, duket e pamundur që Rama të hyjë në zgjedhjë pa PD-në, sepse ky vendim do të shkelte një nga pesë prioritetet e BE-së për hapje e negociatave me Shqipërinë, zgjedhje të lira dhe të ndershme.