
Presidenti Nishani dekretoi sot datën 7 maj për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Kavajë. Dekreti i Presidenti vjen pas publikimit te vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Zotit Elvis Roshi.
Ish-kryebashkiaku u shkarkua në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga KQZ. Zoti Roshi e ankimoi vendimin në të gjitha gjykatat e vendit.
Ai u akuzua nga Prokuroria për fshehje të denimeve penale në formularin e dekriminalizimit.