KE apel për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
KE apel për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese

Komisioni Europian i ka bërë apel liderëve shqiptarë që të kthejnë sa më parë në punë Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një deklarate për ABCNews, zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez theksoi se ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kërkesë që vendi duhet ta plotësojë para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare:

“BE inkurajon autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e saj. Kjo është gjithashtu një kërkesë e konkluzioneve të Këshillit të 25 Marsit 2020 para mbajtjes se konferencës së parë ndërqeveritare.”

Pisonero shtoi se Komisioni i Venecias ka dhënë një opinion të qartë për rikthimin në punë të gjykatës, të cilin qeveria shqiptare mund ta përdorë.

Konferenca e Parë Ndërqeveritare përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE.

Përpara se të mbahet konferenca, Shqipëria duhet të ketë bërë progress konkret në 15 kushtet që Parlamenti Europian ka përfshirë në rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>