Komisioni i Bashkimit Evropian do t’i propozojë udhëheqësve të BE-së, në qershor, mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë. Më pas vendet e BE-së do të zgjedhin nëse do të miratojnë ose jo propozimin.
Lajmin e dha gazetari Jack Parock, korrespondent i Euronews-it në Bruksel në Twitter.
Konferenca ishte parashikuar të mbahej në dhjetor 2020, por u shty sepse vendi jonë nuk kishte plotësuar kushtet. BE vendosi mbajtjen e konferencës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Për të lexuar më shumë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë dhe sa ka arritur t’i përmbushë deri tani, lexoni këtu.