Komisioni Evropian i ka propozuar të martën 27 vendeve anetarë të BE-së të miratojnë një mekanizëm për transparencën e eksportit të vaksinave të Covid19, të prodhuara nga kompanitë e vendeve evropiane.
Propozimi erdhi pasi kompania e vaksinave Astra Zeneca nuk iu përmbajt kontratës së firmosur me BE-në për sasinë e vaksinave që duhet të dorëzojë pas marrjes së miratimit nga Agjensia evropiane e Ilaceve.
Në deklaratën për shtyp, të hënën, komisionerja evropiane për shendetësinë dhe sigurinë ushqimore, Stella Kyriakides tha se “çdo kompani që prodhon vaksina në BE duhet të njoftojë më parë nëse do të furnizojnë nëj vend të tretë”. Nga ky detyrim përjashtohen vetëm furnizimet për qëllime bamirëse.
Bashkimi Evropian ka dhënë deri më tani 2, 7 miliardë dollarë për të ndihmuar kompanitë në prodhimin e vaksinave.
Agjensia Evropiane e Shëndetësisë pret të miratojë përdorimin e vaksinës së Astra Zeneca në fund të kësaj jave. Por të premten e kaluar, kompania Astra Zeneca njoftoi Komisionin dhe vendet e BE-së se do të japë shumë më pak doza se sa ato të parashikuara në kontratëtn e mëparshme.
Ky vendim i kompanisë nuk u mirëprit nga BE, e cila dri më tani ka paguar 2,7 miliardë dollarë për kompanitë e prodhimit të vaksinave Covid-19.
Kompania firmosi në gusht 2020 marrëveshjen për dorëzimin e 300 milionë dozave duke nisur me 15 shkurt, dhe 80 milionë doza të dorëzuar tek 27 vendet evropiane Brenda marsit.
Sipas Reuters, kompania ka vendosur dorëzimin e vetëm 31 milionë dozave të vaksinës, rreth 60 përqind më pak se sa marrëveshja e arritur në gusht.