KE i kërkon AstraZenecës të bëjë publike kontratën për vaksinat

Nga Exit News
KE i kërkon AstraZenecës të bëjë publike kontratën për vaksinat

Komisioni Europian i kërkoi kompanisë AstraZeneca të publikojë kontratën për vaksinat të premten.

Mbetet e paqartë nëse kompania AstraZeneca do të pranojë këtë kërkesë të KE-së. Si Komisioni ashtu dhe kompania duhet të bien dakort për të dhënat e kontratës, të cilat do të bëhen publike.

KE ra dakort të mërkurën gjatë takimit me përfaqësues të kompanisë të paguajë 336 milion euro për të siguruar kapacitetet prodhuese për 27 vende të BE-së.

Një ditë më parë Bashkimi Europian dhe kompania AstraZeneca nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për të shpërndarë në kohë, vaksinat e porositura nga BE.

Eurokomisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides njoftoi në Tëitter se në takimin mes përfaqësueve të BE-së dhe drejtuesit të AstraZenecas, Pascal Soriot nuk pati dakordësi, pavarësisht ‘bisedës konstruktive’.

Në 22 janar, kompania AstraZeneca njoftoi se do të shpërndajë më pak se gjysmat e dozave të vaksinës nga sa kishte parashikuar fillimisht drejt vendeve të BE-së, për shkak të një defekti në prodhim.

Kjo ka shkaktuar zemërim në shumë vende të BE-së, të cila njëkohësisht po hasen dhe me vonesa në shpërndarjen e vaksinës nga kompania tjetër Pfizer.

BE i propozoi kompanisë që të dërgonte në Europë një pjesë të vaksinave që ka prodhuar për Mbretërinë e Bashkuar.

Por në një intervistë për  La Repubblica të martën, shefi i AstraZenecas tha se BE e nënshkroi tre muaj më vonë se Britania e Madhe marrëveshjen për blerjen e vaksinës, ndaj nuk mund të ketë prioritet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>