Komisioni Evropian i ka rekomanduar qeverisë të tërhiqet nga miratimi i skemës së përfitimit të nënshtetësisë shqiptare përmes investimeve, të parashikuar në ligjin e ri të nënshtetësisë.
Në raportin e katërt të KE-së për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, të publikuar më 4 gusht, i cili u lejon qytetarëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë shkruhet se:
“Komisioni po monitoron ndikimin e mundshëm të Ligjit të ri Shqiptar për Shtetësinë në regjimin pa viza. Megjithëse masat zbatuese nuk janë miratuar deri më sot, ligji ofron një mundësi për të krijuar një skemë të shtetësisë së investitorit, e cila mund të përdoret për të anashkaluar procedurat e pajisjes me viza të BE-së dhe analizimin e thellë të mundësisë së një personi për emigrim, dhe kërcënimin ndaj sigurisë që ajo paraqet”.
Raporti i kërkon qeverisë edhe të:
Rrisë masat për të adresuar migracionin e parregullt dhe kërkesat e pabazuara për azil.
Të vazhdojë me organizimin e fushatave të mëtejshme të informacionit mbi të drejtat dhe detyrimet e udhëtimit pa viza.
Të përmirësojë efektivitetit e prokurorisë për zbatimin e ligjit në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.
Shqipëria u bë pjesë e këtij raporti pas kërkesë së qeverisë hollandeze për heqjen e regjimit të lëvizjes së lirë në BE të shtetasve shqiptarë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të paligjshëm dhe krimit të organizuar në vitin 2017.